Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçarin i cili akuzohet se ka kanosur me kallashnikov dy të rinj.

Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë arrestuan shtetasin Adrian Qiqi, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Në rrugën “Ali Banushi”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip “Kallashnikov”, shtetasit E.E., 24 vjeç dhe R.K., 26 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.