Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 01:40 në lagjen “Vasil Shanto”, tek ish-“5 Herojtë” në derën e dyqanit të Abdyl Dërgutit ka patur një shpërthim me lëndë plasëse.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka  shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi ka vetem dëme materiale.  

Dyshimet paraprake janë se pronari i dyqanit ka konflikt për pronësinë e dyqanit me kushërinjtë e tij.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e kapjen e autorëve.