Një shpërthim i fortë me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pedonalen e Shkodrës.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Sasia e tritolit ishte vendosur në një dyqan në katin e parë.
Policia ka nisur hetimet.





