Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Progër. Dy persona janë aksidentuar rëndë teksa lëviznin me motor.

Si pasojë, ka humbur jetën njeri prej tyre në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.