Merr fund arratia e Mikel Doçit.

Prej 5 muajsh 24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi u arratis nga ambientet e komisariatit të Shkodrës.

Ai u shoqërua në prill të këtij viti, si i dyshuar për një plagosje të ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, por u arratis në momentin që po zbriste nga furgoni i policisë, që ndodhej brenda ambienteve të Komisariatit. 

Për ngjarjen u pezulluan disa efektivë të policisë.