Specialistët e Antidrogës në Durrës kanë arrestuar pas një ndjekjeje për rreth 1 muaj, 48-vjeçarin nga Shijaku Bashkim Keçi.
Shijaksi u kap në vijim të operacionit “Mbrëmja” finalizuar më datë 10.08.2017, kur në banesën e Keçit u sekuestruan rreth Heroinë, peshore elektronike, armë e ftohtë dhe 124 copë fishekë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me shkresën nr.2578, datë 25.09.2017 ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për Keçin, pasi dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 283/1, 278/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 10.08.2017, në bazë të informacioneve të marra na rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkoitkëve në banesën e shtetasit Bashkim Keçi në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë;
• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;
• një thikë me gjatësi 27 cm dhe
• 124 copë fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





