Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës deklaruan sot se paketa fiskale e Erion Veliajt është e paligjshme. Ata kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak. Çdo ndryshim i paketës fiskale duhet bërë në mënyrë ligjore në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Gjithashtu, këshilltarët demokratë theksuan edhe një herë propozimin e bërë tashmë nga përfaqësuesit e PD për uljen e taksave, heqjen e taksës antikushtetuese për arsimin, dhe heqjen e disa tarifave të vendosura nga Erion Veliaj, që rrënojnë biznesin e vogël dhe ekononimë familjare në Tiranë.
"Nga takimet që kemi pasur me bizneset, kemi konstatuar dy probleme shumë të mëdha. E para është që atyre u është disafishuar faturimi për hapësirën publike, e cila në të gjitha rastet është një vlerë shumë e madhe që e tejkalon madje edhe fitimin e tyre mujor. Shikojmë një irracionalitet, një gjobvënie të Bashkisë së Tiranës ndaj bizneseve. Në raste të tjera shikojmë që sektorë të Bashkisë, në mënyrë selektive, përdorin tarifimin. Pra, ndarja në zona A, B, C, D nuk është një ndarje që qendron strikte, por është një ndarje që keqpërdoret sipas preferencave të inspektorëve. Biznesi është i depresuar dhe e ndjen veten në prag të falimentimit. Të gjithë janë të mërzitur dhe nuk duhet të harrojmë që biznesi është motorri i kësaj shoqërie. Biznesi i Tiranës po ha goditjen e dytë pas asaj që Edi Rama i ka bërë dy vite rresht," – tha keshilltarja demokrate Reila Bozdo.
Nderkohe, keshilltarja tjeter demokrate Ariana Çela u shpreh: "Qendrimi ynë nuk është ndonjë surprizë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak … kur është bërë propozimi i kryetarit të Bashkisë për paketën fiskale, ne jemi shprehur kundër dhe amendamentet tona nuk u morën në konsideratë. Nga takimet me biznesin që kemi bërë është konfirmuar qendrimi që paketa fiskale me rritje shumëfish është e papërballueshme për biznesin. Kemi depozituar pranë sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe kemi propozuar të njëjtat amendamene që ishin propozuar nga ne në datën 30 dhjetor. Kërkojmë një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak për të shqyrtuar edhe njëherë paketën fiskale."





