"Do konsideroj seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi," – ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka shtuar se "do të shoh qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti që ka në themel hajdutët e shtetit."

"A jeni dëshmitarë se si Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera. Parlamenti ka kaluar afatin e tij. Nuk meriton të ekzistojë asnjë ditë. Unë flas si Sali Berisha, natyrisht grupi i PD merr vendimet e veta. Kjo situatë është e padurueshme. Deputetët po e përdorin mandatin për të vjedhur. Por, ne nuk dorëzohemi përballë kësaj mazhorance. Opozita ka 100 mënyra për t’u përballur me këtë organizatë kriminale që është në qeveri dhe në parlament. Skenari i opozitës është lufta pa kompromis kundër krimit në parlament dhe në qeveri," – tha Berisha.