6 shtator 2015 – Berat Gjimshiti ishte prurja më e re e Kombëtares shqiptare para ndeshjes eleminatore me Danimarkën dhe duke parë dëmtimin e Elesid Hysajt ai luajti titullar duke lënë shije shumë të mira tek tifozët kuqezi dhe tek analistët e futbollit.
Berati tregoi siguri në fushën e lojës edhe pse përballë kishte kundërshtarë jo shumë të lehtë. Por kush është Berat Gjimshiti? Berat Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993 dhe është 1,90 metra i gjatë. Karrierën futbollistike e ka nisur te Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi tek ekipi i Zurichut ku luan edhe sot. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U-21 të Zvicrës por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e origjinës së tij. Por edhe pse shumë i ri në moshë, Berat Gjimshiti ka në krah një të dashur shumë simpatike, e cila quhet Alisa Menkovic. Sigurisht që një djali 1,90 metra të gjatë do t’i shkonte një super-emër në krah. Ajo është serbe, por jeton në Zyrih me Beratin.
/portali DurresLajm/