15gusht 2015 – Në media është folur gjatë për një lidhje mes tyre. Bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares, Lorik Cana dhe këngëtaren, Adelina Tahiri.Mediat rozë raportuan se ndarja e tyre erdhi për shkak se Cana kërkonte një femër të virgjër. Pavarësisht se kanë kaluar vite nga kjo histori, Tahirit ende nuk i ka ikur inati.“Unë 15 vjeç nuk isha e virgjër dhe bashkëshortja e tij italiane dhe 30 vjeçare ishte e virgjër?!
Këto lajme më kanë lënduar shumë kur i kam hasur në media. Virgjëria e një femre shihet edhe te formimi që ajo ka në kokë. Unë nuk jam Shën Maria, por veten e njoh mjaft mirë dhe nuk jam e tillë si më kanë akuzuar”, shprehet këngëtarja nga Maqedonia. Më pas, ajo tregon edhe sesi e ka njohur Canën. “Unë dhe Loriku jemi njohur para disa vitesh. Kam qenë rreth 14- 15 vjeç ndaj dhe ajo që kishim ne nuk ishte një lidhje, nuk e mohoj që jemi pëlqyer. Kemi dalë disa herë me Lorikun dhe e kemi shijuar shumë shoqërinë e njëri-tjetrit, por mes nesh nuk ka pasur asnjë lidhje, thjesht një simpati mes të dyve. Gjërat mbaruan kur kuptuam që nuk ishim aty ku duhej”, tregon ajo.