26 korrik 2015 – Të biesh nga karrigia në një ambient publik, sigurisht që duhet të jetë një moment i sikletshëm. Por, t’i ndodhë një figure të rëndësishme si kancelarja gjermane, Angela Merkel, sikleti dhe turpi është akoma më i madh.
Merkel po qëndronte në një restorant të Festspielhaus, ndërkohë që ishte e ftuar në festivalin e Bayereuth në Baviera për të parë shfaqjen "Tristano e Isolda".
Sipas tabloidit gjerman “Bild”, Merkel është rrëzuar nga karrigia gjatë pushimit të shfaqjes dhe i janë dashur rreth 2 minuta kohë që të marrë veten.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. Kancelarja gjermane pasi është bërë më mirë, nuk ka pranuar që të largohet dhe ka vazhduar të ndjekë shfaqjen deri në fund.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/