15 maj 2015 – “Nuk është premtimi im, por është detyrimi im për të realizuar një gjë të madhe: për të hapur mundësinë që njerëzit të ketë më shumë lekë në xhepin e vet.”

Ka qenë ky premtimi që kandidatja për Bashkinë e Durrësit Grida Duma Shqina, ka bërë sot gjatë një takimi me punonjësit e disa bizneseve të mëdha të fasonerisë në qytet.

Demokratja Duma është shprehur se do të ulen taksat në limit me 30 % dhe do lënë komkurencën e hapur, duke besuar kështu se e nesërmja për Durrësin do të jetë më e mirë.

“Kjo menjëherë do të japë efekte pozitive te njerëzit që punojnë që në fakt ka një arsye për t'i quajtur, si ju ashtu edhe investitorët, heronj të përditshëm”, tha Duma.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/