8 maj 2015 – Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, me veshje elegante dhe këpucë me taka, sot Grida Duma ka ndryshuar stilin e të veshurit.

E veshur me rroba sportive dhe atlete, stil ky i përshtatshëm për ecejaket që Duma bën në terren, ajo është nisur drejt Rrashbullit për të parë nga afër kushtet e vështira ekonomike dhe sociale të banorëve.

Kandidatja demokrate, i ftoi banorët e Rrashbullit të besojnë te ndryshimet që do të vijnë në rast se ajo fiton zgjedhjet, dhe u premtoi se nuk do i zhgënjejë për besimin.

Duma thotë që punësimi është prioritet i saj dhe do të gjejë të gjitha mënyrat që të zbusë kushtet e vështira të jetesës.

“Me banorët e Rrashbullit. Mungon punësimi. Për ne puna është e para. Të bindur për ndryshim, nuk do zhgënjej besimin tuaj”, shkruan Duma në Facebook.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/