6 maj 2015 – Kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, zhvilloi një takim me sportistë dhe ish-sportistë të disiplinave të ndryshme, për të dëgjuar prej tyre problemet me të cilat përballet sot sporti në qytetin ku ajo garon.

Sportistët shprehën mendimet e tyre për rritjen e investimeve në fushën e sportit, duke theksuar mungesën e ambjenteve dhe investimeve lehtësisht të realizueshme për këndet sportive.

Në takimin njohës me sportistët, Duma e cila shoqërohej edhe nga republikani Agron Duka, mori mbështetje të masivizimit të sportit falë një projekti që sipas saj do jetëzohet përmes krijimit të këndeve sportive tek të rinjtë.

“Një komunitet mund të jetojë edhe me një rrugë më pak, por me një qendër sportive apo me një qendër për fëmijë më pak për fëmijët, jeton edhe më keq.

Të jemi bashkë në këtë projekt që nuk do të thotë domosdoshmërisht 4-fishim fondesh, por 4-fishim i mendjeve tuaja profesionale për të shtuar te komunitetet tona sportin”, u shpreh Duma.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/