2 maj 2015 – Kreu i PD-së erdhi në Durrës pas ngjarjes së djeshme, ku një mbështetës i kandidates Duma u plagos si pasojë e një incidenti. Sipas Lulzim Bashës, sulmi i bandave të djeshmë është shenjë e frikës së pashmangshme të Vangjush Dakos.

“Familjet durrsake kanë vendosur të ndahen nga e keqja. 7 në 100 durrsakë kanë humbur vendet e punës. Kryeministri i së keqes thotë punë ka, por populli shqiptar është dembel”.

Basha bëri thirrje që të hiqen duart e dhunës nga fushata. “Mos guxoni të prekni rininë sepse do t’ju dalë flaka në çati. I bëj thirje prokurorisë të vërë prapa hekurave përgjegjësit. T’i heqin duart e krimit nga fushata”.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”