1 maj 2015 – Kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, takoi ditën e sotme banorë të zonës së plazhit në Durrës, të cilët e njohën nga afër me situatën e vështirë ekonomike, sociale por edhe të biznesit në këtë zonë të qytetit.

Pas ankesave që dëgjoi nga qytetarët në adresë të kryebashkiakut aktual, sipas të cilëve Bashkia i ka lënë në harresë dhe i ka shpërfillur problemet e tyre, Duma u zotua se në rast se ajo do ta fitojë këtë garë, dera e Bashkisë pas dy muajsh do të jetë gjithnjë e hapur për durrsakët.

Ndër të tjera Duma u shpreh se qytetit të Durrësit i duhet një administrator i zoti që t’i dojë njerëzit e të punojë për ta.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/