Për të dytin vit radhas, në Ditën Botërore të Rinisë, më 12 gusht, “Kryqi i Kuq Shqiptar”, dega Durrës ka organizuar aktivitete argëtuese me të rinj dhe aktivistë të qytetit bregdetar.
Djem dhe vajza të qytetit të Durrësit, udhëtuan drejt zonës së pishave në Sektor Rinia ku organizuan një sërë lojërash sportive.
Romeo Kordha, organizator i aktivitetit u shpreh se dita e rinisë është për të bashkuar të gjithë të rinjtë aktivistë së bashku dhe shpreson që të kthehet në një traditë të përvitshme.
“Është një ditë që i përkthet të rinjve dhe aktiviteteve të tyre. Sot patëm lojëra me dorë, tërheqje litari, gara me thasë etj. Aktivitetet ishin argëtuese dhe na ndihmuan edhe një herë të bashkojmë rininë.”, tha Kordha.