Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për dy vepra penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.”
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





