Një sasi lënde narkotike është sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Sasia e drogës kishte për destinacion shtetin fqinj Italinë.

Mësohet se droga, sasia e të cilës ende nuk është përcaktuar, ishte e fshehur në një kamion. Lënda narkotike u gjet pas një kontrolli të imtësishëm nga forca të policisë kufitare në kamionin, i cili mësohet se ishte i ngarkuar me krom.

Pas aksionit, policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit ku u gjet lënda narkotike. Vijojnë hetimet për të tjerë të implikuar në trafik.