Në Beograd u mbajt sot samiti i radhës për Ballkanin e Hapur, ku Kryeministri Edi Rama foli edhe për shtetet që refuzojnë t’i bashkohen.

Sa i përket Malit të Zi, Rama rrëfeu bisedën që ka bërë me Kryeministrin malazez, e që sipas tij, arsyeja pse nuk i janë bashkuar Ballkanit të Hapur është fakti që vitin e ardhshëm presin të integrohen në Bashkimin Europian.about:blank

Për Malin e Zi, ata presin të futen në BE vitin tjetër. Këtë gjë ma ka thënë Kryeministri dhe unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë Kryeministrit të Malit të Zi, vitin tjetër juve prisni që të futeni në BE dhe po u futët ne do t’ju kemi një avokat më shumë që ta mbroni Ballkanin e Hapur si anëtar të BE. Të shohim a do futen në BE vitin tjetër apo jo, unë i uroj vërtetë që ta fusi në BE Malin e Zi në Këshillin Europian të Qershorit.“,- tha Rama ndër të tjera.