Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi kokaine e ndarë në doza.

Sipas njoftimit të policisë droga e sekuestruar i përket shtetasit me iniciale A.H., 32-vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi R.B., 31-vjeç, banues në Kuraten, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi.

Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.
….
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:

R. B., 31 vjeç, banues në Kuraten, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.