Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin e identifikuar me inicialet R. M., 31 vjeç, banues në Durrës dhe shtetasin e identifikuar si N. D., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. D., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





