Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 17:05 në aksin rrugor në drejtim të Spitallës.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se shtetësja e identifikuar me inicialet T. Q., 25 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me trafikndarësen.
Ajo ndodhet në spital pranë bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga ana e grupit hetimor vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.
Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





