Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.”,- thotë policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.