Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Bujar Hoxha, 26 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.10.2021, e ka dënuar të riun me 2 vite burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.





