Arrestohet një 37-vjeçar nga Durrësi, i cili u kap me kokainë me vete.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 37 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





