Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasit: B. Sh., 29 vjeç dhe A. K., 37 vjeç.
Ata u kapën në Durrës nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





