Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te Ura e Dajlanit, në Durrës.

Siç duket edhe në videon që ka siguruar për “DurrësLajm” nga Denis Simaku, një automjet (autoambulancë) ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Mësohet se është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital.