Një 53-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, një automjet pa dokumente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, një automjet pa dokumente.“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.