Shkrumbohet një automjet në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit, ku automjeti që ka marrë flakë ka qenë i parkuar para banesës së pronarit.

“DurrësLajm” mëson se sipas banorëve, makina ka shpërthyer në flakë rreth orës 04:20. Pak javë më parë, një tjetër automjet është djegur në këtë zonë.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, nëse zjarri ka rënë për arsye aksidentale apo ka qenë i qëllimshëm.