Policia po zhvillon këtë të premte një aksion në qytetin e Durrësit për goditjen e kriptomonedhave.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se deri tani janë sekuestruar disa pajisje kriptomonedhash.

Gjithashtu, raportohet se janë shoqëruar disa persona, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera për këtë operacion teksa pritet një reagim zyrtar nga policia.