Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e policisë për prodhimin e paligjshëm të kriptomonedhave në Durrës.

Bëhet me dije se janë sekuestruar 210 makineri që shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave si dhe është arrestuar një person. Pajisjet ishin vendosur brenda një magazine në fshatin Pjesëz, Shijak.

Ambienti ishte marrë me qira nga disa persona nga Tirana.