Lidhur me aksionin e sotëm nga ana e policisë për sekuestrimin e makinerive për prodhimin e paligjshëm të kriptomonedhave, ka reaguar administratori i kompanisë në Pjezë të Shijakut, i cili i hedh poshtë akuzat se kanë veprimtari ilegale te kompania në fjalë.
Sipas reagimit të bërë publik për mediat, thuhet se ky rast është komplet bllof pasi nuk ka asnjë bazë ligjore, ndërsa thekson se rastet që janë zbuluar dhe ndjekur penalisht kanë të bëjnë me vjedhjen e energjisë elektrike, evazion fiskal, apo futjen kontrabandë të pajisjeve kompjuterike.
“Nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal ku parashikon ndalimin e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave të tjera. Tek ne të paktën nuk është e jashteligjshme.
Biznesi është i deklaruar edhe ne QKB, ka kontrate te rregullt me OSHEE, deklarohen te ardhurat dhe te gjitha paisjet jane importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore. Perpara se te fillonte si aktivitet i eshte derguar shkrese edhe Drejtorisë së Policisë, dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare”, citohet në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i administratorit të kompanisë:
Ky rast është komplet bllof pasi nuk ka asnjë bazë ligjore. Deri tani të gjitha rastet që janë zbuluar dhe ndjekur penalisht në vetvete kanë pasur lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike, fshehjen e të ardhurave, evazion fiskal, ose futjen kontrabande të paisjeve kompjuterike.
Nuk ka asnjë dispozite në kodin penal ku parashikon ndalimin e prodhimit të bitcoin apo kriptomonedhave të tjera. Tek ne të paktën nuk është e jashteligjshme.
Biznesi është i deklaruar edhe ne QKB, ka kontrate te rregullt me OSHEE, deklarohen te ardhurat dhe te gjitha pajisjet jane importuar dhe zhdoganuar sipas dispozitave ligjore. Perpara se te fillonte si aktivitet i eshte derguar shkrese edhe Drejtorisë së Policisë, dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.





