Arrestohet një i ri nga Durrësi, i cili ishte në kërkim prej vitit 2017, i dënuar edhe me 4 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Emanuel Hasra, 26 vjeç, banues në Durrës.

26-vjeçari ishte në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 23.10.2017, e ka dënuar me 4 muaj burgim.