Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona, pasi janë kapur, në portin e Durrësit, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit: M. D., 23 vjeç, banues në Kosovë dhe T. E., 30 vjeç, banues në Turqi.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit:

M. D., 23 vjeç, banues në Kosovë dhe T. E., 30 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.