Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga ka përfunduar 32-vjeçari me iniciale A.P., banues në Arapaj, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet kanabis dhe një sasi kokaine.

Gjithashtu, referuar njoftimit të policisë është arrestuar edhe një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 32 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.