Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.15 në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues të paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin A. S., 72 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
I moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet me drejtues të paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin A. S., 72 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për kapjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





