Një tjetër aksident ka ndodhur në Durrës, ku një motor është përplasur me një biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të Shkozetit, ku referuar informacionit paraprak të policisë, shtetasi i identifikuar me inicialet “H. H., 64 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 57 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë”.
Shtetasi H. H. është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme, ndërsa shtetasi P. M., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në lagjen nr.14 Durrës, shtetasi H. H., 64 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 57 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi P. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi H. H. është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe:





