Një 44-vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi ka tentuar të kaloj nga porti i Durrësit me dokumente të falsifikuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Zvicër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.