Një automjet është përplasur me një motomjet paraditen e sotme në aksin Sallmone-Shijak, me pasojë plagosjen e drejtuesit të motomjetit.
Policia e Durrësit, në informacionin paraprak që përcjell për mediet, bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09;55, në aksin rrugor Sallmone-Shijak, një automjet me drejtues shtetasin G. M., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin I. F.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi I. F., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





