Mori me forcë në automjet, një vajzë të re që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar nga Shijaku.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Policia njofton se i riu u arrestua pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.

Tri ditë më parë, një tjetër person nga Durrësi i moshës 33 vjeç, u arrestua pasi akuzohet për të njëjtin veprim, ai mori me forcë në makinë ish-bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.