Një 27-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





