Një zjarr i madh ka rënë në supermarketin “Spar” në Durrës.

Zjarri i rënë në orën 2 të natës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në supermarketin që ndodhet në qendrën tregtare “Blue Star”.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke shuar flakët.

DurrësLajm” sjell edhe pamjet e para nga vendngjarja, ku duken produktet ushqimore dhe raftet e shkrumbuara.

Shkak paraprak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që vijojnë hetimet.