Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale ‘Vepra të turpshme’ dhe ‘Ngacmimi seksual’, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.





