Përfshihet nga zjarri një godinë e vjetër e pabanuar në Durrës, teksa tymi pushton një sipërfaqe të madhe.
Mëngjesin e sotëm, flakët kanë pushtuar godinën e vjetër 3-katëshe që ndodhet në afërsi të bulevardit “Dyrrah”, pranë rrugicës “Kumini”.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërkohë shtëllungat e tymit janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.
Aktualisht vijon puna për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit.
“DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.