Një grua i ka dhënë fund tragjikisht jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.7 të qytetit të Durrësit.

Në banesë është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, P. Ll., rreth 60 vjeçe“, bën me dije policia.

Ende mbeten mister shkaqet që detyruan gruan të ndërmarrë aktin fatal.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në lagjen Nr.7 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetësja P. Ll., rreth 60 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.