Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, zona e Plazhit, ndërsa makina mësohet se është në pronësi të shtetasit D.K.

DurrësLajm” sjell edhe pamjet e para të makinës së shkrumbuar nga vendi i ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se djegia e mjetit është shkaktuar nga një defekt teknik, ndërkohë që mësohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.03.2022, gjatë natës, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit D. K., 46 vjeç. Paraprakisht dyshohet se djegia e mjetit është shkaktuar nga një defekt teknik. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.