Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka devijuar nga rruga në kryqëzimin pranë Kryqit të Kuq.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes nuk ka persona të lënduar, por siç duket edhe nga video, që një qytetar ka dërguar në redaksinë e “DurrësLajm”, në vendin e ngjarjes nuk ka mbërritur ende policia.
Priten këta të fundit për të zbardhur rrethanat, në të cilat u regjistrua ky aksident.





