Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Qerret-Durrës.

Një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar“, bën me dije policia.

Dy ambulanca janë nisur për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa burime nga blutë e qytetit bregdetar kanë konfirmuar se njëri prej këmbësorëve ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.