Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë, që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Qerret të Durrësit.

Burime nga blutë e qytetit bregdetar i thanë “DurrësLajm” se 37-vjeçari, që humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi tre këmbësorë, është shtetasi Algert Dushi.

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar“, raportoi në një njoftim zyrtar policia.

Të njejtat burime bëjnë me dije se makina ka përplasur 2 motra, njëra prej të cilave nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Motra tjetër ndodhet në spital, bashkë me një person tjetër, i afërmi i dy vajzave, të cilët po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat e bardha dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: